Rivalët e Manchester Cityt në Ligën Premier nuk duan që klubi nga Etihad të garojë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Cityt iu shqiptua një ndalesë dyvjeçare në Ligën e Kampionëve dhe një gjobë prej 30 milionë eurosh nga UEFA shkaku i shkeljes së rregullave financiare dhe klubet angleze duan që ky dënim të mbetet në fuqi.
Sipas mediumit britanik Daily Mail, tetë nga dhjetë ekipet nga pjesa e epërme e tabelës në Ligën Premier janë të shqetësuar se Cityt do t’i pranohet apelimi për ndalimin në Ligën e Kampionëve dhe do të garojnë sezonin e ardhshëm.
Ankesa mund të vazhdojë përtej verës, që do të thotë se City mund të luajë derisa lënda të zgjidhet.
Të dhjetë klubet kryesore të Ligës Premier – përveç Sheffield Unitedit dhe Cityt, kanë bashkuar forcat për të ndaluar atë që të ndodhë.
Ata i kanë shkruar Gjykatës së Arbitrazhit për Sport përmes një firme ligjore për t’i kërkuar organit që të përjashtojë Cityn nga gara derisa të vendoset ankesa.
Është e paqartë se si do të pengohet kjo situatë, veçanërisht duke pasur parasysh komplikimin e shtuar të shpërthimit të coronavirusit të njohur si COVID-19. /Telegrafi/