Telegrafi

Rivalë të përbetuar, por Barcelona uron Real Madridin për triumfin në Superkupë

Barcelona e ka uruar Real Madridin për triumfin në Superkupën e Spanjës.

Los Blancos ia dolën të mposhtin në finale Athletic Bilbaon, për të fituar kështu trofeun e tretë më të madh në Spanjë.

Golat e Luka Modric dhe Karim Benzemas, ishin të mjaftueshme që të mposhtin klubin rival në ligë, derisa Thibaut Courtois priti një penallti të Raul Garcias në minutat e fundit të takimit.

Lexo po ashtu Nis mbarë viti 2022 për Real Madridin, mposht Bilbaon dhe fiton Superkupën e Spanjës

“Urime Real Madridi për trofeun e Superkupës”, është postimi i Barcelonës në rrjetet sociale.

Natyrisht se ky gjest është për t’u përshëndetur nga skuadra katalunase edhe pse prinë me një trofe më shumë në këtë garë.

Barcelona ka fituar në total 13 herë Superkupën e Spanjës, ndërsa Real Madridi ka një më pak. /Telegrafi/