Telegrafi

Rivaldo kritikon ndihmësin e Setienit: Sarabia duhet të jetë më i kujdesshëm me sjelljen e tij

Mund të jetë dukur sikur polemikat e Eder Sarabia kishin vdekur tashmë, por legjenda e Barcelonës, Rivaldo, ka thënë fjalën e tij dhe nuk është i lumtur.

Ndihmës-trajneri i Barcelonës u pa duke bërë gjeste jo të hijshme në lojtarë të caktuara gjatë El Clasicos ndaj Real Madridit dhe sjellja e tij u kritikua.

Edhe legjenda braziliane e Barcelonës, Rivaldo, ka bërë thirrje për më shumë qetësi dhe sjellje të mirë nga ana e Sarabias.

Lexo po ashtu Lojtarët e Barcelonës janë të pakënaqur me ndihmësin e trajnerit Setien

“Ai duhet të kuptojë se tani është te Barcelona, një ekip që tërheq shumë vëmendje dhe bankina e tyre vazhdimisht shikohet”, ka thënë fillimisht Rivaldo për Betfair.

“Ai duhet të jetë më i kujdesshëm me sjelljen e tij pasi këto gjëra mund të dëmtojnë shpirtin e skuadrës”.

“Në momente të tensionuara të ndeshjeve të mëdha, është normale që ju të thoni ose të veproni në mënyrë të keqe disa herë, por është e rëndësishme që t’i përmbaheni shumicën e kohës”.

“Po ua them këtë të gjithë anëtarëve të stafit dhe skuadrës në bankinë”.

Lexo po ashtu Setien pas incidentit të ndihmësit të tij: Kemi kërkuar falje tashmë, Sarabia duhet të kontrollojë veten

“Unë nuk mendoj se Sarabia ka dashur të dëmtojë ndonjë lojtar me komentet e tij, por kjo arriti në media dhe nuk është bukur ta dëgjosh”.

“Është thelbësore për të shmangur përsëritjen e kësaj pasi kamerat do të jenë gjithnjë përreth këtyre rasteve të mëdha”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/