Telegrafi

I riu palestinez sulmon ushtarin izraelit, teksa i kontrollonte dokumentet! (Video)

Në një video të publikuar së fundmi në internet shihet një djalë me një letër në dorë, fillimisht duke diskutuar me disa ushtarë.

Siç thuhet në përshkrimin e saj, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një palestinez i cili pasi po diskutonte me ushtarët izraelitë, i sulmon ata me thikë.

Thuhet se i riu ndalohet nga një grup ushtarësh izraelitë, të cilët kërkojnë t’i kontrollojnë dokumentet.

Pasi i ofron dokumentin njërit prej tyre, në momentin kur ushtari është i pavëmendshëm, i riu palestinez arrin të nxjerrë një thikë dhe ta godasë atë në fytyrë.

Më pas, ai është neutralizuar nga ushtarët e tjerë të pranishëm aty, të cilët e kanë qëlluar, duke e lënë të vrarë. /Telegrafi/