Autoritetet në Belgjikë janë duke hetuar vdekjen e një të riu, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku shihet se si një polic i mban gjurin në shpinë derisa ai qëndron i shtrirë, shkruan BBC.
Policia belge ka njoftuar se 29-vjeçari me prejardhje nga Algjeria është arrestuar gjatë të ditës para një kafiteri në Antwerp, pasi siç thonë kishte tentuar të sulmojë disa persona, transmeton Telegrafi.
Ai ka ndërruar jetë në spital, disa orë pasi ishte arrestuar nga policia. E vdekja e tij ka bërë që qytetarët e këtij vendi të tërheqin paralele me rastin e afro-amerikanit George Floyd, i cili ndërroi jetë në maj të këtij viti në qytetin amerikan Minneapolis, kur një polic i mbajti gjurin në qafë derisa po tentonte ta arrestonte.
Zëdhënësi i policisë ka deklaruar për AFP se policët janë thirrur në vendin e ngjarjes pas një mashkull tentoi të sulmojë disa persona, duke shtuar se ai ishte lënduar dhe se dukej se ishte nën ndikim të alkoolit.
Gjithashtu në polici kanë bërë të ditur se nuk do të komentojnë videon derisa gjykata të merr verdiktin. E mediat lokale raportojnë se i ndjeri njihej si Akram, e qytetarët në Belgjikë po kërkojnë drejtësi për këtë rast. /Telegrafi/
Antwerpen: Once again police brutality pic.twitter.com/I1CQNZiGte
— ياسمينة (@Yazzy_elb) July 19, 2020