Rita Ora ka marrë vëmendjen e faqeve rozë falë dukjes së saj në një koncert që e ka mbajtur në Irlandë.
Këngëtarja shqiptare dukej mjaft tërheqëse gjatë performancës së saj në Dublin.
27-vjeçarja i ka publikuar disa fotografi nga koncerti i saj para fansave irlandezë dhe shumë prej këtyre imazheve janë komentuar nga tabloidet e njohura.
E veshur me pantallona shumë të shkurtra në formë brekësh dhe me pjesën e sipërme në formë jelekësh, Rita ka ngacmuar imagjinatën e gjinisë së fortë.
Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja i ka falënderuar të gjithë fansat që e kanë ndjekur koncertin dhe janë argëtuar me muzikën e saj.
“Girls” është projekti më i fundit i këngëtares nga Kosova që është duke arritur sukses të madh.
Bashkëpunimi me Cardi B, Bebe Rexhën dhe Charli XCX u lansua më 6 qershor, ndërsa videoja muzikore deri më tani është shikuar 25.5 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/