Telegrafi

Rita uron Pavarësinë në anglisht dhe në shqip

Rita Ora në Kosovë më 17 shkurt 2018 (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Rita Ora nuk ka harruar ta urojë vendin e saj të origjinës për 12- vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Shqiptarja e famshme e ka publikuar një fragment të videoklipit të këngës “Shine Ya Light” që e kishte realizuar në Kosovë dhe që mban simbolet tona shtetërore.

“Urime Dita e Pavarësisë, Kosovë! Urime 12 vjet Pavarësi Kosova jonë”, ka shkruar 29-vjeçarja në përshkrim.

Edhe nëna e këngëtares, Vera Ora, i ka uruar shqiptarët për Pavarësinë e Kosovës, duke e publikuar edhe një fotografi, në të cilën shfaqet me Ritën dhe vëllanë e saj.

(Foto: InstaStory/veraora)
Lexo po ashtu Urimet e yjeve për Ditën e Pavarësisë

Edhe Elena, motra e Ritës, e ka bërë një postim në Instagram duke e uruar Kosovën për Ditën e Pavarësisë. /Telegrafi/