Rita Ora është zhveshur për sezonin festiv dhe i ka “çliruar” gjinjtë e saj për kalendarin e Krishtlindjeve “LOVE Advent”.
Ky xhirim është në kuadër të shumë videove që i kanë bërë bukuroshet e njohura, në mesin e tyre edhe Irina Shayk e Bella Hadid, të cilat kanë rikrijuar skena nga filmat e ndryshëm.
Në videon e këngëtares shqiptare, ajo shfaqet e ‘klonuar’ në tri personazhe: ‘The Divine Miss R’, ‘Margerita’ dhe ‘Conchita’, të cilat vallëzojnë nën ritmet e hitit nga vitet e katërdhjeta, “Boogie Woogie Bugle Boy”, të kënduar nga “The Andrews Sisters”.
Të tria versionet e Ritës vijnë seksi, teksa vënë në pah atraktivitetin e këngëtares. /Telegrafi/