Site icon Telegrafi

Rita do të mbajë koncert në Tiranë në muajin qershor?

Rita Ora dhuroi një spektakël të paharrueshëm në sheshin e Prishtinës vetëm dy muaj më parë. Por, me sa duket ylli i famshëm nuk ngopet nga publiku shqiptar.

Emisioni Jo vetëm modë ka zbuluar befasinë e radhës që është duke planifikuar ta bëjë 27-vjeçarja për fansat e saj shqiptarë.

Sipas tvklan.al, Rita ka pranuar të rikthehet në një koncert madhështor në Tiranë, në datën 3 qershor.

Duke qenë se ylli i skenave ndërkombëtare është ftuar të këndojë në një eveniment të organizuar nga Bashkia, mendohet se koncerti do të jetë i hapur, pra pa pagesë.

Nga ana tjetër, vetë artistja ka treguar se është shumë bujare kur është dashur të performojë para bashkëkombësve të saj.

Mjafton të kujtojmë se ajo performoi pa pagesë personale në dy përvjetorët e pavarësisë, si të 100-vjetorit të Shqipërisë, ashtu edhe në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në Prishtinë, ajo mbajti njërin prej koncerteve më të mëdha në karrierë.

Exit mobile version