Site icon Telegrafi

Rita tash vendos t’i komentojë akuzat për aferën me Jay Z (Foto)

Rita Ora ka shpërthyer ndaj mediave që përhapën lajmin se ajo ishte femra me të cilën Jay Z kishte tradhtuar Beyoncen, duke i quajtur ato të ashpra dhe ofenduese.

“Së pari dhe më e rëndësishmja, Jay Z është frymëzimi im si edhe një nga idhujt e mi, si nga tekstet, muzika dhe biznesi”, është shprehur këngëtarja shqiptare në një intervistë për Vanity Fair, transmeton TCH.

Në këngën e saj Beyonce fliste për ‘Beckyn’ që u spekulua të ishte Rita.

“Çdo ditë marr shembull nga ai dhe bashkëshortja e tij. Beyonce ishte një nga idhujt e mi më të mëdhenj kur isha e vogël”.

“Mu duken shumë të ashpra dhe ofenduese ato thashetheme, jo vetëm për mua, por për të gjitha femrat që akuzohen për diçka që nuk ka aspak lidhje me muzikën”, ka shtuar 25-vjeçarja.

Exit mobile version