Rita Ora ka ditur shpesh të marrë vëmendjen me fotografitë që i publikon në rrjetet sociale.
Derisa në fotosesionet e ndryshme, ajo nuk ka hezituar të paraqitet në poza tërheqëse, e zhveshur në pjesën e sipërme.
Ndërkaq, në disa imazhe më të reja, këngëtarja shqiptare ka pozuar me kostum larjeje dhe duket për mrekulli.
Në fotografitë e publikuara në Instagram, 27-vjeçarja fillimisht ka pozuar nga përpara, teksa në pjesën e poshtme ka veshur xhinse të shkurtra.
Derisa në pozën tjetër, ajo është paraqitur në profil duke i vënë në plan të parë të pasmet.
Ditë më parë, Rita i ka befasuar fansat e Festivalit Coachella në Indio të Kalifornisë duke u paraqitur si mysafire në skenë.
Ora është paraqitur në skenë për ta interpretuar këngën “It Ain’t Me”, një bashkëpunim i Kygos me yllin amerikan, Selena Gomez. /Telegrafi/