Rita Ora njihet për dashurinë që ka ndaj modës, ndërsa në edicionin e kaluar ishte pjesë e America’s Next Top Model.
Këngëtarja shqiptare vazhdimisht e ka dëshmuar se është e guximshme dhe rrallë gabon me zgjedhjet që i bën në veshje.
Derisa vazhdon karrierën si këngëtare, 27-vjeçarja është shumë e përfshirë në botën e modës, ashtu që kohë pas kohe reklamon veshje dhe aksesorë të ndryshëm.
Ndërsa gjatë shkuarjes në Javën e modës së meshkujve në Paris, Rita edhe një herë ka marrë vëmendjen me dukjen e saj.
Ajo u ndërrua dy herë gjatë pjesëmarrjes në këtë eveniment dhe në të dyja raste e zgjodhi ngjyrën e kuqe.
Fillimisht, këngëtarja u paraqit me një fustan të kuq të shkurtër, ndërsa më pas veshi një kostum vinili po ashtu me ngjyrë të kuqe.
Si gjithmonë me stil, biondja e famshme ishte në qendër të vëmendjes, ndërsa fotoreporterët e kanë fotografuar në poza të ndryshme. /Telegrafi/