Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka thënë se është shumë e nderuar me pranimin e ftesës për tu shfaqur në sezonin e fundit të serisë amerikane “Empire”.
Drama muzikore pritet të përfundojë këtë javë ndërsa Rita do të bashkëpunojë me Charles Hamiltonin për të performuar në ahengun e organizuar për Lucious Lyon (Terrence Howard), transmeton Koha.net.
Hamilton, i cili së fundmi nënshkroi një kontratë të re me studion Republic Records dhe Rita ora incizoi duetin me titull “New York Raining”, të cilën do ta performojë në episodin e fundit të serisë.
“New York Raining” është njëra prej këngëve të preferuar që kam incizuar ndonjëherë, prandaj jam e nderuar që do ta këndojë me Charlesin në sezonin final të serisë Empire”, ka thënë Rita Ora.
“Krijuesja e hitit “I Will Never Let You Down” së fundmi është shfaqur edhe në filmin “Fifty Shades of Grey”. /Telegrafi/