Përkundër angazhimeve të shumta në jetën e saj profesionale, Rita Ora gjen kohë të shpërndajë imazhe të ndryshme në rrjetet sociale.
Duke qenë se artistët në kohën moderne duhet t’i ruajnë kontaktet me fansat e tyre përmes platformave të ndryshme në internet, edhe shqiptarja e famshme e ndjek këtë trendë.
Ndërsa në profilet e saja nuk mungojnë fotografitë, të cilat ngacmojnë imagjinatën e gjinisë së fortë.
Gjatë të martës, Rita e ka publikuar një fotografi, në të cilën ka pozuar me të brendshme të zeza, porse fokusi kryesor është te fytyra e saj.
“Ju kam munguar?”, është pyetja drejtuar 16 milionë ndjekësve në profilin e saj në Instagram. /Telegrafi/