Telegrafi

Rita publikon prapaskenat e klipit “How To Be Lonely”: Xhiruam 72 orë pandërprerë

Rita Ora në videoklipin e këngës “How To Be Lonely” (Foto: Screenshot/YouTube/Rita Ora)

Ditë më parë, Rita Ora e publikoi videoklipin e këngës “How To Be Lonely” duke u shfaqur në skena me një performancë të lartë të nivelit artistik.

Natyrisht që nuk mungonin edhe skenat ‘ngacmuese’, në të cilat 29-vjeçarja vë në pah sensualitetin e saj.

Ndërsa një ditë pas lansimit të klipit, këngëtarja shqiptare i ka publikuar disa fotografi nga prapaskenat e xhirimeve, si edhe ka treguar një detaj interesant.

“Disa muaj para se të gjithë të detyroheshim të qëndronim nëpër shtëpi, e xhirova videon e re muzikore për ‘How To Be Lonely’ për afro 72 orë rresht!”.

Lexo po ashtu Rita Ora publikon klipin e ri "How to be lonely", vjen e mrekullueshme me performancën e saj

“Ishin xhirime të gjata, por ishin me njërin prej regjisorëve të mi të preferuar, Dave Meyers dhe me një ekip fantastik!”, ka shkruar Rita në përshkrim duke i falënderuar të gjithë ata që ishin përfshirë në realizimin e videoklipit. /Telegrafi/