Telegrafi

Rita publikon imazhe mahnitëse nga koncertet në Gjermani

Rita Ora (Foto: Instagram/ritaora)

Shqiptarja e famshme, Rita Ora, i ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, ku krahas dukjes së saj, ka treguar edhe atmosferën e krijuar në koncertet e fundit.

Ajo ka mbajtur koncerte në Gjermani dhe fragmente nga atmosfera i ka ndarë më fansat e saj përmes fotografive dhe videove të publikuara në Instagram.

Këto ditë, 28-vjeçarja ka performuar në Koln dhe në Munih, dhe padyshim se fansat e saj janë argëtuar me interpretimin e këngëtares.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

Në përshkrimet në rrjetet sociale, Rita i ka falënderuar fansat gjermanë për pritjen që i kanë bërë dhe për këngët që i kanë kënduar bashkë.

Cyrihu i Zvicrës është destinacioni i Radhës për këngëtaren nga Kosova, e cila po vazhdon me turneun muzikor. /Telegrafi/