Telegrafi

Rita provokon dhe ngacmon imagjinatën me pozën e re

Rita Ora (Foto: Instagram/ritaora)

Rita Ora këto ditë është bërë kryetemë e faqeve rozë falë disa seteve fotografike që i ka realizuar për projektet e radhës.

Ndërkohë që ka pozuar para fotografëve, 29-vjeçarja ishte kapur në disa raste në momente jo të këndshme gjatë ndërrimit të gardërobës dhe disa fotografi të tilla janë shpërndarë në internet.

Lexo po ashtu Rita Ora "fluturon në ajër" gjatë xhirimeve të reklamës së re, ndërsa shfaqet e veçantë në tri veshje të ndryshme

Porse, më së shumti vëmendje ka marrë një fotografi e publikuar nga vet këngëtarja shqiptare në Instagram, në të cilën ajo paraqitet në mënyrë mjaft provokuese duke ngacmuar imagjinatën.

“Pas tri fotosesioneve radhazi, më duhet të shkoj në shtëpi. Mezi pres që t’i shihni të gjitha”.

“Tash duhet të bëj muzikë… Mezi pres që të bie në gjumë për të gjithë ju!”, ka shkruar Rita në përshkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

(Foto: InstaStory/ritaora)