Telegrafi

Rita pozon me bluzën me mbishkrimin “Kosova”: Dita e Pavarësisë së vendit tim të mrekullueshëm

Derisa po bëhet gati për koncertin e madh në Prishtinë, Rita Ora ka vazhduar ta promovojë botërisht Kosovën.

Në profilin e saj në Instagram, ku numëron afro 13 milionë ndjekës, këngëtarja e ka publikuar një fotografi, në të cilën ka pozuar me një bluzë të prodhuar për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Republikës.

“Qetësia para stuhisë… Këto bluza janë prodhuar posaçërisht për këtë ditë mahnitëse, Ditën e Pavarësisë të vendit tim të mrekullueshëm!”.

Lexo po ashtu Rita: Bebe është ndër shoqet e mia më të mira, me Duan nuk jam takuar - por jam e gatshme që të më bashkohen për të bërë diçka bashkë

“Gjithçka shkon për bamirësi’, ka shkruar Rita duke ia bashkëngjitur hashtagun ‘Kosova10’, ndërsa postimin e ka shoqëruar në shqip me fjalët: “Kena me kall!”.

“Jemi shumë pranë kohës së performancës”, ka shkruar më tej 27-vjeçarja.

Krahas bluzës së veshur me mbishkrimin “Kosova”, ajo ka në dorë edhe një trëndafil që shfaqet duke i marrë erë.

Koncerti festiv për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës do të fillojë nga ora 20:00, ndërsa shqiptarja e famshme pritet të dalë në skenë rreth orës 22:00.

Ditë më parë në një video-mesazh, Rita i ka ftuar të gjithë të jenë pjesëmarrës në koncert që sa më shumë të jenë të pranishëm në festën e madhe të vendit. /Telegrafi/