Telegrafi

Rita po hyn zyrtarisht në botën e modelimit, ajo i është bashkuar agjencisë së Kate Moss

Rita ka bashkëpunuar edhe me Tezenis (Foto: Getty Images)

Rita Ora ka bërë të ditur se është duke hyrë seriozisht në botën e modelimit, si pjesë e agjencisë së Kate Moss.

Këngëtarja shqiptare ka njoftuar se tashmë është edhe zyrtarisht pjesë e kompanisë së supermodeles së famshme.

27-vjeçarja e ka publikuar një fotografi të përbashkët me modelen angleze për të treguar në lidhje hapin e radhës në karrierën e saj.

“Ekipi i ëndrrave. Me kënaqësi ju njoftoj se tash jam te Agjencia e Kate Moss”, ka shkruar Rita në Instagram.

Ka kohë që këngëtarja e famshme është e angazhuar në botës e modës.

Bashkëpunimi i Ritës me Adidas (Foto: Getty Images)

Në vitin 2014, ajo ka bashkëpunuar me kompaninë e famshme Adidas, për dizajnimin e linjës Adidas Originals.

Po ashtu, në vitin 2016, Rita ka nisur bashkëpunimin me brendin italian, Tezenis, për të brendshmet. /Telegrafi/

Rita ka bashkëpunuar edhe me Tezenis (Foto: Getty Images)