Rita Ora ka bërë të ditur se është duke hyrë seriozisht në botën e modelimit, si pjesë e agjencisë së Kate Moss.
Këngëtarja shqiptare ka njoftuar se tashmë është edhe zyrtarisht pjesë e kompanisë së supermodeles së famshme.
27-vjeçarja e ka publikuar një fotografi të përbashkët me modelen angleze për të treguar në lidhje hapin e radhës në karrierën e saj.
“Ekipi i ëndrrave. Me kënaqësi ju njoftoj se tash jam te Agjencia e Kate Moss”, ka shkruar Rita në Instagram.
Ka kohë që këngëtarja e famshme është e angazhuar në botës e modës.
Në vitin 2014, ajo ka bashkëpunuar me kompaninë e famshme Adidas, për dizajnimin e linjës Adidas Originals.
Po ashtu, në vitin 2016, Rita ka nisur bashkëpunimin me brendin italian, Tezenis, për të brendshmet. /Telegrafi/