Telegrafi

Rita Orës i vidhen afro katër milionë euro

Një kontabilist ka konfirmuar se ka bërë keqpërdorime duke vjedhur klientë të profilit privat, përfshirë pop yllin, Rita Ora, të cilës i janë vjedhur afro katër milionë euro.

Andrew Munday, 37 vjeçar, ka pasur cak superyllin shqiptar dhe emra tjerë të njohur, duke shfrytëzuar paratë e vjedhura për të blerë shtëpi.

Këto vepra personi në fjalë i bëri kur ishte i punësuar kompaninë e shuar, Blue Cube Business LTD, gjithnjë sipas policisë britanike.

Munday, nga Velocette Way i Northamptonit, ka pranuar fajësinë në një gjykatë në vendlindjen e tij për nëntë raste.

Pas këtij rasti avokati i Ritës, Graham Shear, nga kompania ndërkombëtare ligjore, Bryan Cave Leighton Paisner, ka thënë se pjesë substanciale e parave që janë marrë nga klientja e tij janë rikthyer.

Rita Ora Foto: Getty Images)

Shear që është udhëheqës i kompanisë në fjalë ligjore, e ka përshkruar aktin e Mundays si tejet të turpshëm.

Një tjetër viktimë ishte tekstshkruesi nga Northamptonshire, VV Brown.

Foto: Rita Ora/Instagram

Brown, i njohur për hitin e vitit 2009, “Shark in the Water”, ka thënë në një komunikim se është i lumtur që ka shpëtuar nga vjedhja masive.

Gjykatësi Rubert Mayo ka konfirmuar se Munday është në liri me kusht dhe ka thënë se ai do të dënohet.

Rita Ora është një prej këngëtareve top përfituese në Britani të Madhe, jo vetëm si këngëtare, por edhe si imazh i kampanjave super të shtrejta.

/Telegrafi/