Telegrafi

Rita Orën e lëndon një kafshë, rrëfen dhimbjen e tmerrshme që përjetoi (Foto)

Këngëtarja Rita Ora mesa duket nuk ka pasur shumë fat në pushimet e fundit.

Ajo vendosi t’i kalojë pushimet në Jamaica javë më parë nën shoqërinë e miqve të saj, por mesa duket jo gjithçka ka ecur për mirë.

Gjatë kohës sa ishte futur në det, Rita aksidentalisht kishte shkelur në një iriq deti, nga i cili kishte përfunduar me 25 thumba në këmbë.

Megjithatë Ora e ka vuajtur këtë lëndim në heshtje, dhe ka qenë e gatshme të performojë para publikut në New York, këngën e saj të re “Your Song.

Lexo po ashtu Rita Ora tjetër bashkëpunim me Aviciin (Video)

“Kam shkelur në një iriq deti dhe kam 25 nga thumbat e tij në këmbën tim. Dhimbja është e tmerrshme, por hej, jam këtu pranë jush dhe e gjallë e të paktën mund të lëviz”, ishte shprehur ajo para fansave të saj. /Telegrafi/