Site icon Telegrafi

Rita Ora, zëri i viktimave të dhunës seksuale në Kosovë – një arsye më shumë që nëna e saj krenohet me të bijën

Foto: Vera Ora/Instagram

Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, përveçse këngëtare, është e njohur edhe si bamirëse e madhe.

Tash e sa kohë ajo është shpallur ambasadore e vullnetit të mirë nga organizata më e madhe në botë, UNICEF.

Artistja shqiptare, Rita Ora, është shpallur ambasadore e vullnetit të mirë nga UNICEF (Foto: Getty Images)

Rita ka kontribuuar shumë edhe për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, duke mbështetur kauzën “Bëhu zëri im”, e cila është e udhëhequr nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës.

Nëna e këngëtares, psikiatria Vera Sahatçiu, është tejet krenare me të bijën, dhe ka vendosur që t’i dedikojë asaj një shkrim në rrjetin social Instagram.

Vera ka publikuar një fotografi të Ritës gjatë takimit të saj të fundit në Kosovë me drejtueset e kauzës “Bëhu zëri im”.

Në mbishkrimin e fotografisë, ajo shkruan se ndjehet krenare dhe e nderuar për përfshirjen e të bijës në këtë fushatë.

“‘Behu zëri im’ – kampanja përmes të cilës synon përkrahjen për mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. E nderuar që vazhdoj të punojë për kontributin dhe përfshirjen e Rita Orës në këtë fushatë shumë të rëndësishme që mbështet gratë e cenueshme dhe trajtimin e stigmës. Gëzohem të ndajë njohuritë dhe përvojën time për shëndetin mendor gjatë punës me gratë e rrezikuara në Britani të Madhe. Kjo është një shkak shumë i rëndësishëm dhe i ndjeshëm! 1.Chablise Stoner, Këshilltare për Politikë, Udhëheqëse e Ekipit të Pajtimit dhe Integrimit nga Ambasada Britanike në Prishtinë / Udhëheqëse e programeve për Pajtim dhe Riintegrim. 2.Feride Rushiti, drejtore e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës / Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) 3.Sebahate Pacolli Krasniqi Udhëheqëse e njësisë së rehabilitimit në QKRMT 4.Erëmirë Berisha, Asistente për Dorëzimin e Politikave, Ambasada Britanike në Prishtinë”, ka shkruar Vera Sahatçiu në Instagram. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)
Exit mobile version