Site icon Telegrafi

Rita Ora zbulon se si miqësia kaloi në dashuri, ndërsa flet për martesën me Taika Waititin

Rita Ora zbuloi se si miqësia lulëzoi në romancë me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, teksa pozonte në kopertinën e shtatorit për “Tatler”.

Këngëtarja, 32 vjeçare, e cila u martua me producentin, 47 vjeç, në gusht 2022 pas lidhjes për pak më shumë se një vit, u shfaq me plot shkëlqim në imazhet e reja.

Në njërën nga fotografitë, ajo u mbulua me një xhaketë dhe një bluzë, para se të vishej me një fustan të kuq mahnitës për kopertinën.

Foto: Tatler/Luc Braquet

Krijuesja e hitit “Hot Right Now”, Rita tha për lidhjen me Taikan: “Ne u bëmë miq vërtet të mirë për rreth katër vjet dhe më pas vendosëm t’i zgjidhim të gjitha dhe të martohemi”.

Lexo po ashtu "Mbretëresha e pop-it, ikona e modës", Rita Ora pozon për revistën britanike "Tatler"

“Nuk kisha pasur kurrë një miqësi të drejtpërdrejtë me dikë fillimisht para se të përfundoja me të. Sinqerisht mendoj se ishte mënyra më e mirë për ta njohur dikë”.

Foto: Tatler/Luc Braquet

Mënyra e saktë se si u takuan Rita dhe Taika nuk është e qartë, por ajo që është, është se ka kaluar shumë kohë para se të fillonin lidhjen në vitin 2021.

Drejtori i “Thor” i tha Louis Therous se ata në fakt u njohën përmes yllit të “Twilight”, Robert Pattinson.

Foto: Shutterstock

Thashethemet se dyshja ishin në lidhje u ndezën kur këngëtarja postoi një imazh të tyre në rrjete sociale në vitin 2021.

Të njëjtit u shfaqën me unaza martese më 8 gusht të vitit 2022, duke i bërë njerëzit të mendonin se kishin kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Foto: Tatler/Luc Braquet

Biondja me origjinë nga Kosova zbuloi se ishte një ceremoni e vogël, që në fakt i referohej: motrës së Ritës, Elenës dhe dy vajzave të Taikas nga martesa e tij e parë. /Telegrafi/

Foto: Tatler/Luc Braquet
Foto: Tatler/Luc Braquet
Exit mobile version