Site icon Telegrafi

Rita Ora zbulon se është majtake: Jam krenare për këtë, njerëzit e majtë bëjnë gjëra të mrekullueshme

Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, së fundmi ka realizuar një vlog të veçantë për “Wired”.

Ajo iu është përgjigjur pyetjeve më të shpeshta që njerëzit mund të kenë kërkuar në Google për të.

Mes shumë pyetjeve, Rita nuk hezitoi të japë një përgjigje për pyetjen e shumë kërkuar “A është Rita Ora majtake”, së cilës ajo me krenari iu përgjigj “Po”.

“Po unë jam. Unë jam shumë e lumtur që jam majtake, sepse ata thonë shumë gjëra të mira rreth njerëzve majtakë, e dini? Ata janë kreativë, ata janë të dashur, ata janë të ëmbël. Janë të mrekullueshëm, janë njerëz të mahnitshëm, të shoqërueshëm, të këndshëm, bujar, qesharakë – thjeshtë nuk ka fund”, tha këngëtarja shqiptare.

Lexo po ashtu Rita Ora përpiqet t'ua shpjegojë publikut ndërkombëtar nocionet "kosovar" dhe "shqiptar": Është pak e komplikuar

Se Rita është majtake, kjo mund të vërehet lehtë edhe nga autografet që ajo nënshkruan për fansat e saj.

Foto: SplashNews

Por edhe përgjatë videos në fjalë, 30-vjeçarja i largonte letrat nga fjalët e munguara (për të zbuluar pyetjen) me dorën e saj të majtë, teksa me të djathtën mbante në duar banderolën.

Foto: Wired/YouTube

Por çfarë thotë shkenca për njerëzit majtakë?

Shumica e hulumtimeve aktuale sugjerojnë që njerëzit e majtë kanë në dorën e tyre të majtë një shënues epigjenetik-një kombinim i gjenetikës, biologjisë dhe mjedisit. Për shkak se shumica dërrmuese e popullsisë është e dorës së djathtë, shumë pajisje janë krijuar për t’u përdorur nga njerëzit e dorës së djathtë, duke e bërë përdorimin e tyre nga njerëzit e majtë më të vështirë. /Telegrafi/

Rita Ora shpesh herë mban edhe mikrofonin në anën e majtë (Foto: The Voice of Germany)
Exit mobile version