Thonë se askush nuk mund ta mposhtë Real Madrid-in. Kështu mendojnë edhe yjet.
Për të gjithë adhuruesit e Real Madrid-it, tani ka edhe një arsye që ta duan ekipin ‘mbretëror’ spanjoll.
Edhe bukuroshja Rita Ora ka simpati për Los Blancos e Spanjës, transmeton Klan Kosova.
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, është paraqitur në një sesion fotografik për Adidass-in, ku ka shpalosur edhe preferencat e saj për lojtarët e Real Madrid-it.
Duke i përshkruar të preferuarit e saj 24-vjeçarja, ka thënë se i pëlqen stili i flokëve të Gareth Bale. Ajo ka thënë se pamja e tij do të plotësohej nëse ai do të mbante mjekër sikur të Xabi Alonsos.
Ora gjithashtu ka thënë se i pëlqen fiziku muskulor dhe tatutazhet e mbrojtësit të Real-it, Marcelos.