Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka folur për planet e saj për të krijuar familje bashkë me partnerin e saj, regjisorin Taika Waititi.
Në fillim të këtij muaji, ‘zogjtë e dashuruar’ shënuan një vit martesë, më saktësisht më 4 gusht.
Ceremonia e dasmës së tyre ishte private me një grup të vogël miqsh në Los Angeles.
32 vjecarja ështe hapur për planet e ardhshme të çiftit për fëmijë, pasi ajo pranoi se shpreson të krijojë një familje shumë shpejt.
“Unë do të doja të kisha fëmijë sigurisht kur të është koha e duhur”, u shpreh artistja.
Në një intervistë për revistën ‘Vogue’, biondja zbuloi se ishte ajo që i propozoi tashmë bashkëshortit të saj nga Zelanda e Re.
Ceremonia e tyre ishte tejet e veçantë dhe krijuesja e hitit “Anywhere” zgjodhi tre fustane të ndryshëm.
Dyshja e famshme vlen të ceket se janë bashkë që disa vite. /Telegrafi/