Telegrafi

Rita Ora zbulon arsyen pse dasma e saj u mbajt sekret dhe lë të kuptohet se bashkë me burrin, po diskutojnë planet për të bërë një fëmijë

Rita Ora dhe Taika Waitit (Foto: Getty Images)

Rita Ora ka zbuluar se ajo donte të mbante në fshehtësi dasmën e saj me Taika Waititi sepse “gjithmonë ka ndarë çdo gjë që ka bërë me publikun”.

Këngëtarja 33-vjeçare u martua me regjisorin në gusht të vitit 2022, por nuk e konfirmoi martesën deri në përvjetorin e tyre të parë vitin e kaluar, shkruan DailyMail.

Tani, Rita ka treguar për ES Magazine se miqtë e saj ishin të shqetësuar se mund të kishin humbur ditën e saj të madhe, pasi ajo dhe Taika zgjodhën të kishin vetëm tetë të ftuar në ceremoninë e tyre intime.

Ajo tha: “Kam qenë në sy të publikut për një kohë tani dhe gjithmonë kam dhënë gjithçka ku jam pjesë për publikun. Ndjeva të mirë që të kem diçka që ishte sekret për një kohë”.

Lexo po ashtu Rita Ora i nis ditët e para të vitit me pushime, shfaqet provokuese në fotografitë me bikini

“Shumë nga miqtë e mi ishin si, ‘Oh Zot, e kemi humbur dasmën tënde’. Unë u thashë se do të rregullonim diçka. Ndjeva qetësi – sepse jeta ime nuk është qetë”, tha Ora.

Rita dhe Taika lidhën kurorë në një ceremoni të paplanifikuar në shtëpinë e tyre në Los Angeles që e planifikuan në vetëm dy javë. Ylli me origjinë shqiptare gjithashtu lë të kuptohet se ajo dhe Taika kanë diskutuar tashmë për të nisur krijimin e familjes, pasi blenë një shtëpi të dytë në vendin e origjinës së regjisorit, Zelandën e Re.

Lexo po ashtu The Sun: Rita Ora është gati ta lërë prapa të kaluarën e hidhur me Dua Lipën dhe të realizojë një bashkëpunim me të

Ajo tha: “Ndodh kur të ndodhë. Unë thjesht besoj në univers”.

Revista “Vogue” ndau një galeri të imazheve nga dita e madhe, me Ritën duke treguar se kishte veshur tri fustane të ndryshme nga dizajneri britanik Tom Ford, ndërsa ajo dhe Taika shkëmbyen betimet në shtëpinë e tyre në Los Angeles, pavarësisht raportimeve se ishin martuar kohë më parë në Londër.

Taika zbuloi: “Ajo më propozoi mua, dhe unë thashë ‘po’ menjëherë”.

Foto: Rita Ora/Instagram

Motra e Ritës, Elena, ishte shoqëruese e nuses, ndërsa miku më i mirë i Taikas, aktori Jermaine Clement, fluturoi nga Zelanda e Re për ceremoninë. Për ditën e saj të madhe, Rita veshi një fustan të bukur njëkrahësh me dantellë të bardhë, të kombinuar me takat e trasha.

Rita zbuloi se në ditën e dasmës kishte vendosur perlat e nënës së saj me fustanin e saj të dasmës, ndërsa Taika veshi një kostum nga marka “Brunello Cucinelli”.

Elena e shoqëroi motrën e saj në altar, ndërsa Taika ishte i shoqëruar nga dy vajzat e tij. Pas deklarimit si burrë e grua, të sapomartuarit shkuan në shtëpinë e mikut të tyre Guy Oseary për një darkë festive. /Telegrafi/