Site icon Telegrafi

Rita Ora vjen në Kosovë me bashkëshortin për ditëlindjen e 33-të

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, feston ditën e sotme (e diel) ditëlindjen.

E lindur më 26 nëntor të vitit 1990 në Prishtinë, ylli i muzikës mbush plot 33 vite jetë.

Duket se këtë përvjetor të lindjes ka vendosur ta festojë në Kosovë, në bazë të një postimi që është bërë në rrjete sociale.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një fotografi krah artistes duke zbuluar se ndodhet në Kosovë.

Ajo është e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, regjisori nga Zelanda e Re, Taika Waititi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

“Mirë se erdhe në shtëpi dhe urime ditëlindjen Rita Ora”, nis postimi i Ramës.

Foto: Telegrafi

“Të duam. Mirë se erdhe në Kosovë Taika Waititi, qëndrim të mrekullueshëm”, vazhdon postimi.

Rita Ora theksojmë se më pas është zhvendosur me familjen në Londër, ku edhe tani është shndërruar në një nga këngëtaret më të suksesshme në tregun muzikor ndërkombëtar. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
Exit mobile version