Telegrafi

Rita Ora vjen në Greqi me të motrën për pushime

Foto: Rita Ora/Elena Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka përmbyllur së fundmi turneun e saj shumë të suksesshëm të koncerteve, “Phoenix”.

Ajo ka udhëtuar në mbarë shtetet e botës në pesë kontinente, ku është mirëpritur nga miliona fansa në mbarë globin.

Duket se pas gjithë këtyre angazhimeve, këngëtarja 28-vjeçare ka gjetur pak kohë për pushime.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Rita është rikthyer sërish në Ballkan, duke zgjedhur Greqinë si destinacionin e saj të radhës për pushime të verës.

Lexo po ashtu Rita Ora: Jam e lumtur që kam jetuar në kohën kur nuk ekzistonin rrjetet sociale, më vjen keq për fëmijët e sotëm

E shoqëruar nga motra e saj, Elena, dy motrat kanë bërë të ditur përmes imazheve të publikuara në rrjetet sociale, se po shijojnë në maksimum pushimet në këtë vend.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Ato kanë zgjedhur qytetin Porto Cheli të shtetit grek, për të shijuar disa ditë të mira jo-produktive larg aktiviteteve muzikore.

Artistja e lindur në Prishtinë është komplimentuar gjithnjë për linjat atraktive trupore, të cilat nuk ka hezitur t’i ekspozojë në imazhet e ndryshme me bikini që publikon nga pushimet. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/InstaStory