Site icon Telegrafi

Rita Ora vë në pah këmbët e saj të tonifikuara në një veshje të lezetshme ndërsa shijon vizitën në Disneyland

Së fundmi ajo shkoi në Paris me të fejuarin e saj Taika Waititi, i cili gjithashtu u pa në kryeqytetin francez me dy vajzat e tij.

Dhe Rita Ora dëshmoi se ishte ende një fëmijë në zemër ndërsa shijoi një ditë argëtuese në Disneyland Paris të enjten, duke dokumentuar udhëtimin në një mori fotografish të shpërndara në Instagramin e saj.

31-vjeçarja shfaqi këmbët e saj të tonifikuara me një palë pantallona rozë Prada që kushtojnë rreth 1,655 euro.

Të poshtmet janë kombinim i një fundi dhe pantallonave të shkurtra.

Lexo po ashtu Rita Ora nxjerr në pah figurën e saj magjepsëse me një fustan të tejdukshëm nga udhëtimi në Paris me partnerin Taika Waititi

Bukuroshja shqiptare e bashkoi zgjedhjen e poshtme me një bluzë shumëngjyrëshe me një model të valëzuar dhe një palë atlete të kaltra të ndezura.

Duke përfunduar pamjen e saj të pushimeve, krijuesja e hitit “Body On Me” shtoi syze dielli me ngjyrë të kuqe, çorape të bardha dhe një bollëk rrathësh ari dhe unaza me ngjyra.

Lexo po ashtu Rita Ora bën "twerk" në ndejë me miqtë, teksa miku i saj pushon në gjoksin e këngëtares

Ajo lejoi që flokët e saj bionde kaçurrelë të kalojnë mbi supet e saj, ndërsa shtoi një tjetër ngjyrë me buzëkuq rozë të zbehtë. /Telegrafi/

Exit mobile version