Rita Ora dhe i dashuri i saj Taika Waititi u shfaqën plotësisht të lumtur pasi ata shijuan një natë së bashku.
Të enjten, regjisori i filmit “Thor”, 45 vjeç, këmbënguli se fotografitë e disa muajve më parë, nuk ishin “ndonjë punë e madhe”, pavarësisht raporteve që ai u “qortua” nga producentët e Marvel për sjelljen e tij, shkruan DailyMail.
Dhe Rita, 30 vjeçe, u shfaq po aq e palëkundur nga polemikat kur ajo bëri një shfaqje të çuditshme me Taikan, duke u mbështetur tek ai ndërsa pinin nga një pije në Los Angeles të enjten mbrëma.
Rita dukej elegante për natën e tyre të darkës, teksa kishte veshur një xhaketë ngjyrë bezhë me një bluzë të bardhë dhe pantallona.
Ajo gjithashtu kishte veshur një kapele të kuqe dhe të verdhë.
Ndërkohë, Taika gjithashtu tregoi dashurinë e tij për modën, duke veshur një këmishë me vija portokalli dhe të zezë, të cilën ai e kombinoi me një palë pantallona të zeza.
Për ta kompletuar dukjen e tij, ai kishte vënë në kokë një kapele bezhë të markës “Gucci”.
Çifti i dashuruar darkuan në restorant dhe i mbanin sytë vetëm te njëri-tjetrin ndërsa ishin ulur midis mysafirëve të tjerë në restorant.
Regjisori i “Thor”, Taika foli së fundmi mvi fotografitë që kshin qarkulluar para disa muajsh në internet, ku ai u shfaq duke u puthur me të dashurën e tij, Rita, dhe aktoren, Tessa, në ballkonin e shtëpisë së tij në Sydney.
Pavarësisht raportimeve në media, ku u tha se ai u ‘qortua’ nga producentët e kompanisë Marvel për sjelljen e tij, regjisori i Zelandës së Re i tha ET Canada se ‘nuk ishte diçka e madhe’.
Kur u pyet nëse ishte i mërzitur nga vëmendja mediatike e fotove të publikuara, Waititi tha: ”Jo në të vërtetë. Unë mendoj se në botën e internetit, gjithçka shkon shumë shpejt”.
Dhe gjithashtu shtoi: “A është ndonjë gjë kaq e madhe? Jo, jo dhe aq. Unë nuk po bëja asgjë të keqe. Është mirë”.
Waititi përfundoi i përfolur në të gjitha mediat ndërkombëtare, për fotografitë që qarkullonin, ku ai shfaqej duke u puthur me Ritën dhe Tessa, më 23 maj të këtij viti.
Treshja u përqafuan pasi festuan gjatë gjithë natës gjatë një pauze nga xhirimi i projektit të ardhshëm filmik.
Ndërsa nuk ka asnjë sugjerim që ai bëri ndonjë gjë të gabuar, mediat e huaja shkruanin se drejtuesit në Disney, në pronësi të kompanisë Marvel Studios nuk ishin të lumtur.
“[Nuk] është saktësisht imazhi që ata po kërkojnë të projektojnë në lidhje me një nga ekskluzivitetet e tyre më të mëdha”, tha një person i brendshëm i industrisë në atë kohë.
Burimi shtoi se reputacioni i regjisorit Waititi për të qenë një adhruues i festave dhe femrave nuk ishte sekret për kompaninë Marvel, por fotografitë megjithatë ‘kaluan kufirin’. /Telegrafi/