Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, duket se është shumë krenare me bashkëatdhetarët e saj.
Ajo së fundmi ka shpërndarë në InstaStory projektin më të ri muzikor që dyshja Dafina Zeqiri dhe Tayna sollën së bashku.
Kënga “Bye bye” e cila erdhi me një klip mjaft eksplicit, ka bërë që performnca e dy vajzave të komentohet shumë gjithandej.
Dhe duket se bashkëpunimi në fjalë ra edhe në syrin e Ritës, e cila nuk i ka kursyer fjalët për dy bukuroshet tona.
“A mund të them vetëm pse jemi ne vajzat kosovare kështu që e djegim o Zot! E dua vendin prej nga jam! Dhe mua më pëlqen që gratë të marrin vetëm kontrollin e tyre dhe të frymëzojnë. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe u tregoni vajzave që është mirë të jesh e lirë dhe seksi në të njëjtën kohë të mallkuar! Vazhdojmë”, ka shkruar Ora në InstaStory.
Ndërkohë, të lumtura nga ky gjest i saj Dafina dhe Tayna kanë rishpërndarë postimin e Ritës, duke u ndjerë trejet falënderuese për këtë vlerësim.
Kujtojmë që Rita filloi të ndjekë Dafina Zeqirin në Instagram në fillim të këtij viti, pasi kjo e fundit bëri një postim me fjalë plot lëvdata për shqiptaren e famshme, e cila në atë kohë kishte ngelur jashtë nominimeve të Grammyt. /Telegrafi/