Telegrafi

Rita Ora uron Pashkët: Koha për të ngrënë gjërat e ‘ndaluara’

Rita Ora Foto: Instagram/ritaora

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, gjithmonë tenton të qëndrojë afër fansave të saj.

Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka shfrytëzuar disa minuta për të uruar fansat Ditën e Pashkëve.

Me një fotografi ku shihej e veshur në mënyrë sportive, ajo bëri të ditur se sot (e shtunë) do të hajë gjërat e ‘ndaluara’ duke shtuar një ’emoji’ të çokollatave.

“Fundjava e Pashkëve. Padyshim një kohë për të ngrënë gjërat e ‘ndaluara’. Shpresoj që të gjithë të kalojnë një kohë të bukur”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Një urim i tillë nga këngëtarja vjen nga Australia, pasi është duke qëndruar për punë profesionale.

Rita do të jetë pjesë e jurisë, në kompeticionin që mbahet në disa shtete të botës, “The Voice”. /Telegrafi/