Telegrafi

Rita Ora me urim të përzemërt për Bebe Rexhën në 30-vjetorin e saj: Urime për motrën time, të dua

Rita Ora dhe Bebe Rexha (Foto: Getty Images/Guliver)

Artistja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, ka festuar të premten ditëlindjen e saj të 30-të.

Urimet kanë qenë të shumta për ta nga familjarët, të afërmit por edhe kolegët.

Për një nga urimet më të përzemërta, u kujdes shqiptarja tjetër me famë botërore, Rita Ora, e cila është mike shumë e ngushtë e saj.

Bebe Rexha dhe Rita Ora (Foto: Jesse Grant/Getty Images/Guliver)

Rita, e cila për momentin ndodhet në Kroaci për koncertin e saj të radhës, ka publikuar në InstaStory një fotografi, të realizuar në eventin MTV Video Music Awards 2018, ku ishte shfaqur bashkë me shoqen e saj duku u puthur në tapetin e kuq të mbrëmjes.

Lexo po ashtu Në 30 vjetorin e lindjes, Bebe Rexha pozon thuajse tërësisht nudo duke treguar të pasmet e saj

Në mbishkrimin e fotografisë, ajo i ka bërë një dedikim të sinqertë shoqes së saj 30 vjeçare, duke i dëshiruar më të mirat në këtë ditë.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“Gëzuar ditëlindjen e 30-të për motrën time jo-biologjike, Bebe Rexha. Vazhdo të jesh vajzë e guximshme ashtu siç je! Shpresoj të kesh ditën dhe spektaklin më të mirë ndonjëherë! Te dua motër”, ka shkruar Rita në urimin e saj.

Po në këtë ditë, Bebe Rexha publikoi edhe projektin e saj më të ri muzikor “Not 20 Anymore”, që flet për njerëzit që i frikësohen të 30-tave, duke ndjerë se po plaken dhe po i tejkalojnë kënaqësitë që kanë shijuar në dekadën e të 20-ave. /Telegrafi/

Rita Ora dhe Bebe Rexha (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)