Site icon Telegrafi

Rita Ora udhëheq listën e të famshmëve që kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e Keith Flint

Rita Ora, Keith Flint (Foto: Getty Images/Guliver)

Të famshmit nga bota e muzikës dhe industria e argëtimit kanë shprehur ngushëllimet e tyre pas lajmit për vdekjen e yllit të “The Prodigy”, Keith Flint, i cili u gjet i vdekur të hënën në moshë 49 vjeçare.

Fansat dhe miqtë e muzikantit kanë reaguar përmes rrjeteve sociale, ndërsa në mesin e tyre ka qenë edhe bashkanëtari i grupit, Liam Howlett, i cili ka thënë se lajmi është i vërtetë dhe se Flint ka bërë vetëvrasje gjatë fundjavës.

Ndërkaq, në mesin e të famshmëve që kanë shprehur nderimet dhe ngushëllimet e tyre për vdekjen e këngëtarit, është Rita Ora, pastaj Jo Whiley, Example, Plan B, Matt Willis, Beverley Knight e Jodie Marsh – shumica prej të cilëve e kanë njohur personalisht.

Këngëtarja shqiptare e ka publikuar një fotografi të Flintin me mbishkrimin: ‘U prehsh në paqe Keith Flint”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Keith Flint

Modelja dhe personaliteti televiziv, Jodie Marsh, po ashtu e ka publikuar një fotografi të këngëtarit duke treguar se kanë qenë miq.

“Sapo e dëgjova lajmin e tmerrshëm se ka vdekur Keith Flint. Ai ka qenë një njeri shumë i dashur dhe person që i ka dashur kafshët. Kemi folur gjatë për dashurinë tonë për kafshët. Jam e rrënuar dhe e shokuar! ‘The Prodigy’ ka qenë po ashtu pjesë e madhe e fëmijërisë sime. Shumë e pikëlluar”, ka shkruar ajo.

Këngëtari anglez, Matt Willis, e ka publikuar një pamje të telefonit të tij duke e dëgjuar superhitin “Firestarter”, derisa e ka shoqëruar me përshkrimin: “Hero! Lajme dëshpëruese. Tejet i pikëlluar!”. /Telegrafi/

Exit mobile version