Vënia në plan të parë e figurës trupore nuk është diçka e panjohur për këngëtaren e popullarizuar, Rita Ora.
Shqiptarja e famshme nuk heziton t’i tregojë hiret e saja sa herë që i jepet rasti dhe këtë e ka bërë sërish.
Rita ka gjetur pak kohë për të pushuar dhe për ta shijuar ujin, ndërsa kënaqësinë e saj personale ka vendosur ta ndajë me fansat e shumtë në rrjetet sociale.
Ajo i ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku ka pozuar me kostum larjeje, ndërsa ka ekspozuar më tepër nga fiziku i saj përmes transparencës së rrobabanjove.
“Shpresoj që të gjithë të keni kaluar pushime të mira verore deri më tani”, ka shkruar 28-vjeçarja në përshkrim. /Telegrafi/