Nëse temperaturat nuk ishin mjaft të nxehta në Rio de Zhaneiro, atëherë Rita Ora i ngriti ato dhe më shumë gjatë një dite plazhi në qytetin bregdetar brazilian të dielën (11 shtator).
Këngëtarja britanike, 31 vjeçe, tregoi fizikun e saj të tonifikuar pasi u zhvesh me bikini të kaltra, ndërsa shfrytëzoi sa më shumë kohën e lirë gjatë fundjavës, shkruan DailyMail.
Rita, e cila do të performojë në festivalin vjetor të qytetit “Rock In Rio” të dielën në mbrëmje, u shoqërua nga miku i ngushtë Vas J. Morgan teksa dëfrehej në surf përpara se të nisej për të notuar.
Megjithatë, ylli i sapomartuar dukej se ishte pa bashkëshortin e regjisorit Taika Waititi, me të cilin, ajo shkëmbeu betimet gjatë një ceremonie private në gusht.
Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021 përpara se të dilnin publike me romancën e tyre atë gusht.
Çifti u fejua dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një festë të madhe për të festuar martesën e tyre sekrete me miqtë dhe familjen.
“Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë”, tha një burim për The Sun.
“Pavarësisht se jeton në qendër të vëmendjes, Rita është e vendosur ta mbajë lidhjen sa më private”, thanë tutje burimet.
Rita tashmë është kthyer në studio duke punuar në albumin e saj të tretë me radhë. /Telegrafi/