Së fundmi ajo u martua me regjisorin e famshëm, Taika Waititin.
Dhe të premten (14 tetor), Rita Ora , 31 vjeç, shkoi në Instagram ku ndau një seri fotosh mahnitëse me veshje tërheqëse nga “Marc Jacobs”.
Këngëtarja tregon barkun e saj të tonifikuar teksa shihet e veshur me një korset të shkurtër të kombinuar me një mini-fund lëkure dhe taka me platformë.
Ylli i pop-it e kompletoi ‘look’-un e saj me një palë doreza të gjata lëkure të zeza dhe i la flokët e gjata të valëzuara t’i binin mbi supe.
Rita kohëve të fundit ka shfaqur rregullisht fizikun e saj të përkryer në mediat sociale dhe gjithashtu ka treguar një pasqyrë të stërvitjeve të saj intensive në palestër.
Në fillim të kësaj jave, ajo ekspozoi muskujt e saj të tonifikuar teksa ndau një video stërvitore në InstaStory.
Pasi u kthye në Londër pas udhëtimit të saj në Auckland për të performuar në Kupën Botërore të rabit për femra, ajo ka vazhduar angazhimet për të përfunduar projektet e reja muzikore.
Përmes një postimi të mëhershëm, krijuesja e hitit “Anywhere” u shpreh e entuziazmuar për projektin e ri që njoftoi se publikohet më tre nëntor.
Rita, ndërkohë në disa intervista tashmë ka zbuluar se është drejtë finalizimit të albumit të ri. /Telegrafi/