Site icon Telegrafi

Rita Ora duket e mahnitshme në një dalje pa grim përkrah motrës Elena

Ajo ka shkuar në palestër pothuajse çdo ditë për të ruajtur fizikun e saj tepër të tonifikuar.

Dhe Rita Ora dëshmoi edhe një herë se puna e palodhur po shpërblehet teksa ajo shkoi në një klasë pilates në Sydney përpara një tjetër stërvitje rraskapitëse.

Këngëtarja ka treguar fizikun e saj në formë e veshur me një palë dollakë të ngushta.

Pa grim, ajo e mbuloi fytyrën me një palë syze dielli dhe një kapele, dhe kishte lënë flokët e saj bionde në gërsheta.

Motra e saj, Elena gjithashtu shfaqi fizikun e saj me një palë dollakë ngjyrë gri me një pulovër që përputhej sipër.

Rita e do pilates dhe ka ndjekur disa klasa që nga momenti kur mbërriti në Sydney për të filmuar The Voice.

Ajo gjithashtu ndan rregullisht stërvitjet e saj rraskapitëse në palestër me fansat në Instagram.

Rita më parë i tha revistës Shape se i pëlqen të qëndrojë në formë duke bërë stërvitje qarkore.

“Zakonisht stërvitem për një ose dy orë, në varësi të kohës që kam. Bëj tre qarqe dhe e përsëris atë tre herë. Më së shumti fokusohem te kofshët dhe barkun tim, kështu që bëj shumë squats dhe ngritje peshash”, shpjegoi ajo

Bukuroshja britanike së fundmi ka mbërritur në Sydney me bashkëshortin e saj regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

Çifti u martuan gjatë verës, me Rita që zbuloi se nuk donte ndonjë ‘vëmendje të veçantë’ atë ditë e madhe.

“Disa femrave u pëlqen të ndiejnë atë vëmendje të vërtetë të veçantë atë ditë. Dhe të gjithë janë të ndryshëm. Dhe për mua – mendoj se me punën time, është e gjitha shumë e drejtuar nga vëmendja – doja ta mbaja private sepse jeta ime dhe karriera ime nuk janë”, tha ajo për revistën Glamour. /Telegrafi/

Exit mobile version