Telegrafi

Rita Ora tregon disa nga tatuazhet e saj, ndërsa shijon një darkë në Sydney

Së fundmi ajo zbuloi se ishte ‘e varur’ nga tatuazhet pasi i shtoi një tjetër koleksionit të saj.

Dhe Rita Ora, 32 vjeçe, nuk kishte turp të tregonte koleksionin e saj gjithnjë në zgjerim të artit të trupit, shkruan DailyMail.

Duke publikuar disa imazhe në Instagramin e saj të mërkurën, këngëtarja ishte veshur me një jelek të bardhë teksa po shijonte një darkë në Sydney.

Rita ka kaluar mjaft kohë në Australi, pasi është angazhuar për të tretin vit radhazi si anëtare e jurisë në “The Voice Australia”.

Lexo po ashtu Rita Ora tregon barkun e tonifikuar rrugëve të Sydneyt pasi kryen palestrën me motrën e saj Elena

Dhe duke shijuar pak kohë pas një dite rraskapitëse pune dhe ushtrimeve ‘pilates’, Rita dukej se gjeti pak kohë që të dukej tërheqëse në tavolinë.

Ajo theksoi bukurinë e saj natyrale me një gamë të mrekullueshme makijazhi, duke përfshirë një sy të lyer në ngjyrë floriri.

Rita i kishte lënë flokët e saj bionde me kaçurrela natyrale dhe i ofroi një shikim të zjarrtë kamerës përpara se të ulej për të ngrënë.

Në një tjetër fotografi të publikuar në rrjetet e saj sociale, Rita u shfaq e veshur me një këmishë bardh e blu dhe pallto kafe teksa pozonte para një koleksioni mbresëlënës me pije alkoolike.

Bukuroshja buzëqeshi ndërsa shijoi përvojën e saj të ngrënies vonë natën.

Në një fotografi tjetër, të realizuar nga fillimi i ditës, Rita pozoi për një selfie në pasqyrë me rrobat e saj të stërvitjes.

Rita tregoi fizikun e saj të tonifikuar të jashtëzakonshëm ndërsa filloi me sesionin e ushtrimeve.

Në mbishkrimin e fotografisë, Rita shkroi: “Darka pas një dite xhirimesh dhe Pilates…. Bilanci është balancues”.

“Gjithashtu…. Shpenzimi i kohës për veten time për t’u fokusuar dhe për të sjellë ekuilibër në hapësirën time më ka ndryshuar plotësisht”, shtoi tutje ajo.

Rita së fundmi mbërriti në Sydney me bashkëshortin e saj nga Zelanda e Re, Taika Waititi. /Telegrafi/