Anglia momentalisht është duke përjetuar një izolim të dytë, në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e COVID-19.
Dhe, Rita Ora tregoi anën e saj të egër në një pallto leopardi ndërsa shijoi një shëtitje të mërkurën në Londër.
Këngëtarja 29 vjeçare, e cila u shfaq tërësisht natyrale, ishte veshur në të zeza me një palë atlete të markës ‘Nike’, në të cilin ishin të përfshira disa nuanca të ngjyrës së gjelbër.
Biondja po ashtu mbante një maskë të zezë dhe herë pas here ishte e fokusuar në celularin e saj, të cilin e mbante me një zinxhir shumëngjyrësh tërheqës për sytë.
Ylli i muzikës pop njëherësh i vendosi të gjitha gjërat në një çantë të errët që mbante përkrah.
Dalja publike e Ritës vjen pas një raportimi se ajo ka grumbulluar mbi 20 milionë funte, që kur u shfaq për herë të parë në skenë në vitin 2002.
Artistja shqiptare ka bërë vetëm dy albume, por ka arritur të fitojë shumë për shkak të bashkëpunimeve që ka me brende të ndryshme.
Sa i përket pandemisë, një studim thotë se në Angli infektohen rreth 100,000 persona çdo ditë. /Telegrafi/