Rita Ora tregoi anën e saj gazmore teksa kërcente rreth banjës së saj ndërsa pastronte dhëmbët në një TikTok të postuar të mërkurën (4 maj).
Këngëtarja, 31-vjeçe, u argëtua nga tingujt viral të Louis Theroux që u ripërpunuar nga Duke & Jones.
Duke e ndarë postimin me 2.1 milionë ndjekës në platformë, ajo dukej në formë mahnitëse, shkruan DailyMail.
Në klip, Rita thjesht filloi duke pastruar dhëmbët e saj, përpara se të dëgjonte Louis të fillonte interpretimin e tij të “My Money Don’t Jiggle, Jiggle, It Folds”.
Më pas, këngëtarja e “Let You Love Me” u zhvendos tek audio, me furçë dhëmbësh ende në dorë, duke treguar lëvizjet e saj zbavitëse.
Rita dukej se argëtohej duke lëvizur rreth audios, e cila është përdorur në rreth një milion video të TikTok, duke përfshirë të famshëm të tjerë si yjet e Riverdale, Lili Reinhart, Camila Mendes dhe Madelaine Petsch.
Gjyqtarja e “Masked Singer” shihet e veshur në të zeza me flokët kaçurrela të theksuar, teksa mbante edhe një gjerdan, byzylykë si dhe unaza.
Kujtojmë që Rita së fundmi shpërtheu në lot teksa foli për betejën e nënës së saj me kancerin e gjirit gjatë episodit të së mërkurës në emisionin hit.
Këngëtarja u emocionua nga historia e konkurrentes Aleisha Gam, teksa foli për betejën me kancerin e nënës së saj.
“Mamaja ime po lufton me kancerin për dy vitet e fundit…” u tha trajnerëve Aleisha, 26 vjeç, duke shpjeguar se shpresonte që nëna e saj të mund ta “ndiente dashurinë time” në këngën e saj.
Ndërsa nëna e Ritës, Vera, u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 2005, ylli i muzikës foli për këtë vetëm vite më vonë. /Telegrafi/
@ritaora Toilet raver #fyp #foryoupage ♬ My money dont jiggle jiggle – Duke & Jones