Këngëtarja shqiptarja, Rita Ora, prapa linjave trupore ka shumë kohë punë.
26 vjeçarja është fotografuar së fundmi në Gotham në një palestër në New York.
Ajo shfaqet në të zezë në pjesën e poshtme teksa me flokë kapur ushtron boks dhe stërvitet.
Edhe pse një sport burëror, Rita tregon se ajo di të boksojë dhe duket mjaft joshëse edhe pse e lodhur gjatë stërvitjes.
Rita ka konfirmuar se së shpejti vjen kënga e saj e re me videoklip, teksa po punon edhe në albumin e ri.
Suksesi më i fundit i Ritës ishte me Aviciin, një këngë që u pëlqye mjaft shumë nga publiku ndërkombëtar.
Ndryshe, Rita së fundmi u bë artistja e parë shqiptare e cila mori pjesë në emisionin e EllenDeGeneres, ku madje edhe performoi. /Telegrafi/