Telegrafi

Rita Ora tjetër bashkëpunim me Aviciin (Video)

Pas suksesit me këngën “Your Song”, këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka paralajmëruar këngën e saj më të re.

Rita ka treguar për të gjithë fansat e saj se brenda pak ditësh do të publikojë projektin e saj më të ri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ylli shqiptar përmes një video që ka publikuar në profilin e saj në Instagram.

“Lonely Together”, titullohet kënga më e re nga Rita.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Rita Orës

Por kësaj radhe Rita vjen në bashkëpunim me DJ-in dhe producentin suedez Avicii.

“Më në fund po vjen. Faleminderit Avicii që po më merr në këtë rrugëtim mahnitës. Është himni im i verës! Mezi pres që ta dëgjoni të gjithë! Edhe pesë ditë!”, kishte shkruar Rita.

Kujtojmë se Rita ka pasur edhe bashkëpunime të tjera me shumë yje të njohura. /inTV/Telegrafi/