Ylli i muzikës pop, Rita Ora, 30-vjeçe, ka dhënë një pasqyrë të rrallë në lidhje me marrëdhënien e saj me regjisorin, Taika Waititi, 46-vjeçar.
Duke folur për revistën australiane Vogue këtë muaj, Rita tha se është në një ‘vend të mrekullueshëm’ në jetën e saj kur u pyet për romancën e re.
“Unë jam në një vend të mrekullueshëm në jetën time, kjo është gjithçka që do të them për këtë”, tha ‘Ikona e stilit’, shkruan DailyMail.
Rita, e cila ka qenë në një lidhje dashurie me Calvin Harrin përpara ndarjes në 2014, shpjegoi gjithashtu se kishte mësuar shumë për romancat gjatë marrëdhënieve të mëparshme.
“Unë thjesht mendoj, me respekt, privatësia është shumë e rëndësishme. Po kam mësuar shumë në të 20-at”.
Rrëfimi i biondes vjen pas një nate romantike të kaluar bashkë në Los Angeles.
Me një pamje të mahnitshme, dyshja nuk mund t’i largonin duart dhe sytë nga njëri-tjetri derisa ishin me disa miq në Los Feliz.
Rita dhe regjisori i lindur në Zelandë të Re, fillimisht u fotografuan në Australi, pasi artistja po xhironte për në “The Voice”.
Ora dhe Waititi e bënë publike lidhjen në premierën e RuPaul’s Drag Race Down Under në Sydney Opera House.
Këngëtarja shqiptare ndërkohë u nda nga regjisori francez, Romain Gavras, në fillim të këtij viti.
Besohet se Taika i dha fund martesës me Chelsea Winstanley në 2018 pas shtatë vitesh.
Ata ndajnë bashkë dy vajza: Te Hinekahu, tetë vjeçe dhe Mateëa Kiritapu, pesë vjeçe. /Telegrafi/