Site icon Telegrafi

Rita Ora tërheq vëmendjen me fustanin blu

Rita Ora (Foto: Frazer Harrison/Getty Images for NARAS/Guliver)

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, vazhdon të jetë në qendër të vëmendje kohëve të fundit.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke publikuar fotografi dhe video atraktive për të mbajtur të azhurnuar ndjekësit e saj.

Përkundër kësaj, përmes projekteve muzikore ajo ka arritur të bëjë emër në industritë muzikore anembanë botës.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Rita ka tërhequr vëmendje përmes disa imazheve atraktive.

Lexo po ashtu Rita Ora risjell në qendër të vëmendjes fotografitë artistike të realizuara në shkretëtirë

Vijat e theksuara trupore i janë mundësuar përmes një fustani blu me disa lule të vogla me ngjyrë të bardhë.

Sikurse edhe shumë herë tjera, bukuroshja bionde ka përdorur aksesorë të ndryshëm, ndërsa në qafë shihen disa gjerdan prej ari.

“Mos i bëni syte tuaj kafe, në të kaltër”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Bukuroshja shqiptare, përpos këngëve, është mjaft e kërkuar edhe në revista të ndryshme, ku bëhet figura kryesore e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version