Telegrafi

Rita Ora tërheq sërish vëmendjen me veshjet ku shihet pa reçipeta

Rita Ora (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)

Ajo ka qenë duke shijuar kohën me më të dashurit e saj në Ibiza, përfshirë edhe të dashurin Romain Gavras.

Por, Rita Ora nuk po i lë anash as edhe fansat e saj, të cilëve po u mundëson të shohin më afër përditshmërinë e saj.

Krijuesja e hitit “Hot Right Now” përmes një postimi në rrjetin social Instagram është shfaqur tërheqëse përmes pozave të marra.

E veshur me një bluzë të bardhë, Rita si përherë mbante një numër të konsiderueshëm të aksesorëve në disa pjesë të trupit.

Me një grim të lehtë, dukjes ajo i ka bashkangjitur edhe një shami të bardhë, të cilën e kishte lidhur në kokë.

Ajo çka po tërheq vëmendjen e ndjekësve të saj janë pozat pa reçipeta, e që kohëve të fundit janë bërë më të shpeshta.

Po ashtu, Rita do të ketë katërmbëdhjetë ditë izolim, pasi të kthehet nga Ibiza në Britani, për shkaqe të pandemisë coronavirus. /Telegrafi/