Rita Ora dhe Taika Waititi dukeshin shumë komodë ndërsa ndoqën koncertin e Rolling Stones në Los Angeles të enjten në mbrëmje.
Çifti u panë bashkë teksa ishin kombinuar me njëri-tjetrin duke veshur nga një xhaketë prej lëkure ngjyrë të kuqe, me Ritën e cila kishte veshur me një xhaketë motoçikletash dhe Taika një xhaketë universiteti.
Këngëtarja, 30 vjeçe, i kishte lënë flokët e saj të lagura të binin rrjedhshëm pas shpinës, ndërsa regjisori 46 vjeçar, mbante një kapele ngjyrë rozë dhe të zezë, shkruan DailyMail.
Çifti u mbrojtën të dy nga COVID-19 me nga një maskë të zezë që mbanin në fytyrë.
Ndërkohë në skenë, frontmeni i grupit, Mick Jagger vendosi një shfaqje tipike të animuar teksa bënte lëvizjet e tij ikonike i veshur me një xhaketë rozë.
Keith Richards dhe Mick, 78 vjeç, ishin në gjendje të mirë shpirtërore, teksa po i bashkonin meloditë klasike në mikrofon së bashku.
Keith, 77 vjeç, mbante një kapelë të zezë, xhaketë dhe një këmishë të gjelbër ndërsa Ronnie Wood, 74 vjeç, luante në kitarën e tij me një xhaketë të stilit “jazzy”.
Aktori i “Gossip Girl”, Ed Westwick gjithashtu mori pjesë në koncertin e muzikës rok i veshur me një xhaketë të materialit xhins dhe një bluzë të zezë.
Rita dhe Taika përndryshe ka muaj që janë në lidhje, teksa u njoftuan me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit të Ritës në Australi për spektaklin “The Voice”. /Telegrafi/