Telegrafi

Rita Ora sjell të tjera poza atraktive nga fotosesioni me Taika Waititin

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, këto ditë ka qenë në vëmendje për shkak të kohës së saj në Sydney.

Bukuroshja, e cila ndiqet nga miliona njerëz në rrjete sociale, u komentua disa ditë për fizikun e tonifikuar pasi u fotografua shpesh para palestrës.

Veç tjerash, krijuesja e hitit “Anywhere” realizoi edhe një fotosesion me partnerin e saj, Taika Waititi për revistën Vogue të Australisë.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata u shfaqën në poza të ndryshme e po ashtu edhe me veshje të veçanta.

Lexo po ashtu Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia - zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Të njëjtit kanë folur për martesën e tyre private, gjithë romancën dhe se si arrijnë të kenë një balans mes angazhimeve dhe jetës personale.

Foto: Screenshot/Instagram

Ylli i famshëm në postimin e shpërndarë në Instagram ka bërë të ditur se sot (e hënë) është publikuar rrëfimi i tyre.

E njëjta aktualisht po punon në albumin e ri “You & I” që pritet të lansohet më 14 korrik. /Telegrafi/